BallinaKulture“Pandemia nuk administrohet nga kolltuqet e ngrohta”/Bardh Spahia i kujton Manastirliut planin...

“Pandemia nuk administrohet nga kolltuqet e ngrohta”/Bardh Spahia i kujton Manastirliut planin me 5 pika: Ja si shmanget e keqja

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahiu i është përgjigjur ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila sot i bëri thirrje opozitës që të mos bëjë politikë me pandeminë.

Në një status në Facebook, Spahia shkruan se nuk luftohet virusi me shfaqje. Ndërsa i kujton Manastirliut planin e PD për të zgjidhur situatën, ish-deputeti thotë se duhet të shtuar numri i testimeve dhe të furnizojnë me maska falas 40% të popullsisë.

“Pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video nga kolltuqet e ngrohta dhe të sigurta të ministrisë së shëndetësisë.

Prandaj, lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat.

Shtoni numrin e testimeve në të paktën 2500 në ditë dhe gjurmoni kontaktet!

Furnizoni me maska falas 40% të qytetarëve që jetojnë me 4 dollarë në ditë!

Pajisni spitalet me aparate oksigjeni dhe medikamentet anti-Covid, me pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët!

Ofrojuni falas paketën e trajtimit ambulator qytetarëve të sëmurë që trajtohen në shtëpitë e tyre!

Furnizoni me ujë 70% të shkollave që u mungon uji, me materiale higjenike!

Me fjalë, me shfaqje dhe me video nuk mbrohen dhe as shërohen qytetarët e sëmurë, as nuk ndalet përhapja e COVID.

COVID përmbahet me masa siç po marrin edhe vendet e rajonit”, shkruan Bardh Spahia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular