BallinaAktualitetTirana u zgjua me maskë sot, rastet kur është e detyruar ose...

Tirana u zgjua me maskë sot, rastet kur është e detyruar ose jo

Tirana u zgjua me maskë sot

Të shumtë,  nga i madhi tek i  vogli, nga gjyshërit tek të rinjtë e fëmijët kishin mbuluar buzëqeshjen me maskë.

Në rruge kishte dhe ndonjë “të pabindur” të aktit normativ për mbajtjen e maskës, që hyri në fuqin ditën e sotme.

Mosmbajtja e maskës gjobitet me 3 mijë lekë të rinj, ndërsa përsëritësit do të duhen të paguajnë 5 mijë lekë të rinj.

Pagesa e gjobës do të bëhet përmes faturës së energjisë elektrike.

fhdf

fgdg-1

Në një postim të tijin mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama sjell shembullin e Gripit Spanjoll të 100 viteve më parë duke shtuar se si mos pasojë e respektimit të rregullave humbën jetën rreth 50 milionë njerëz.

Kur maska bëhet e detyrueshme:

a. Sa herë dilni nga shtëpia;
b. Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;
c. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
f. Edhe gjatë ecjes në rrugë
g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
m. Në të gjitha institucionet fetare.
n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Rastet kur maska nuk është e detyruar:

a.    Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

b.   Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.

c.   Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

d.   Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

e.   Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të

f.    Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

g.   Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Akti normativ i botuar në Fletoren Zyrtare:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular