BallinaAktualitetVendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskës, qytetarët në protestë. Shoqërohen 3...

Vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskës, qytetarët në protestë. Shoqërohen 3 persona

Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskës nga të gjithë qytetarët në rrugë, në park, në dyqan apo supermarket, në ashensor, në institucionet fetare, në kinema, para dhe pas konsumimit të ushqimit në restorante madje edhe në shtëpi nëse keni ndonjë familjar të infektuar me COVID-19.

Por ky vendim ka sjellë reagimin e disa qytetarëve, të cilët duke sfiduar kushtet jo të favorshme të motit kanë dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para ambienteve të Kryeministrisë për të protestuar.

Raportohet se policia ka bërë të mundur shoqërimin e tre personave.

Të rinjtë janë ndaluar pranë kryeministrisë. ‘Kjo është vrasje, kjo është vdekje. Kjo është faza e fundit e axhendës për shpopullimin e shqiptarëve. Kjo tani është ndarja, këtu merr fund. Maskat janë hap ii parë për të demonstruar nënshtrimin. Koncepti është që ajo maskë është fillimi, vazhdimi është ky”, tha avokati Altin Goxhaj.

Ndërkohë, personat e pranishëm kanë hedhur maskat e tyre në një kosh me flakë duke i djegur në shenjë proteste ndaj udhrit të ri të qeverisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular