BallinaKryesore‘’Koha nuk pret’’, PD: Shëndetësia në Shqipëri e nën financuar, rritja e...

‘’Koha nuk pret’’, PD: Shëndetësia në Shqipëri e nën financuar, rritja e pagave dhe investimet janë domosdoshmëri për t’a përmirësuar

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti e ka konsideruar shëndetësinë në Shqipëri si të nën financuar nga shteti me vetëm 3% të PBB-së.

Teliti ka nxjerrë shifrat në rajon të mjekëve për 1000 banorë ku Shqipëria renditet e fundit teksa thekson se janë rreth 950 mjekë që janë larguar nga Shqipëria.

Po ashtu ai thotë se koha nuk pret për Shqipërinë dhe një rritje pagash si dhe investime të qënësishme janë domosdoshmëri për të përmirësuar shëndetësinë.


STATUSI NGA DORJAN  TELITI

Shëndetësia nuk është thjesht tullat e atyre pak investimeve të viteve të fundit, por baza e shërbimit të saj janë stafet e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në to.

Gjatë viteve të fundit janë rreth 950 mjekë që janë larguar nga Shqipëria, aktualisht sot jemi vendi me numrin më të vogël të mjekëve për frymë, vetëm 1.2 mjekë për 1mijë banorë, ndërkohë që vendet fqinje janë disa herë më mirë se ne.

Shëndetësia në Shqipëri është e nën financuar me vetëm 3% të PBB-së dhe nëse vazhdon të lihet pas dore gjendja thjesht do të përkeqësohet akoma më shumë.

Koha nuk pret, rritje pagash dhe investime të qënësishme janë domosdoshmëri për të përmirësuar sistemin tonë shëndetësor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular