BallinaKronikeAksidenti tragjik me 3 viktima, familja shqiptare po kthehej në Zvicër pas...

Aksidenti tragjik me 3 viktima, familja shqiptare po kthehej në Zvicër pas pushimeve në vendlindje. Detajet e reja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, në autostradën federale 31, midis Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ku tre anëtarë të një familje shqiptare nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht.

Ata udhëtonin në një makine Audi e cila u përplas me një kamion.

Mësohet nga familjarë të viktimave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë i Ferizajt. Sipas Telegrafit, ata po ktheheshin në Zvicër pas pushimeve që kishin kaluar në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Tre persona mbetën të bllokuar në makinë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë.

Një djalë 12 vjeç dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda. Personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur në spital.

Gruaja e 35 vjeçarit, është në gjendje kome. Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar lëndime të rënda.

Drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular