BallinaKronikeNë kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet në Fier 44-vjeçari me 4 identitete

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet në Fier 44-vjeçari me 4 identitete

Një person, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier.

Policia bën me dije në pranga  ka rënë një 44-vjeçar, i cili përdorte katër identitete: Edison Mërtiri, Edison Prifti, Adison Prifti dhe Artan Budo.

Ky person rezulton u dënuar në Itali me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostitucioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Njoftimi i plotë:

Fier

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular