BallinaSportShënuan 3 gola për 16 minuta, por Tottenham i Mourinho-s dështon të...

Shënuan 3 gola për 16 minuta, por Tottenham i Mourinho-s dështon të marrë 3 pikë

Tottenham Hotspur ka përjetuar ndoshta barazimin më të çuditshëm.

Spurs për vetëm 16 minuta në pjesën e parë, arritën të shënonin plotë tre gola, duke i bërë lojtarët e West Hamit të ndihen si të humbur në fushë.

Në minutën e parë, Heung-Min Son shënoi golin e epërsisë me një asist të Harry Kane.

Pas vetëm shtatë minutash, dyshja ndërruan pozicionet, për të realizuar golin e dytë të vendasve.

Kur kaluan edhe tetë minuta të tjerë, Kane shënoi edhe golin e tij të dytë personal në këtë takim, me një asist nga Sergio Reguilon.

Në 45 minutat e dyta, West Ham u paraqit me një fytyrë tjetër. Ishte minuta e 82-të kur Fabian Balbuena ngushtoi epërsinë e Spurs për 3-1, ndërsa tre minuta më vonë Davinson Sanchez shënoi auto-gol.

Për të përmbyllur këtë rikthim të çmendur u kujdes Manuel Lanzini që shënoi në minutën e 90+4 për 3-3.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular