BallinaOP EDGratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës/Nga Taulanda Jupi

Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës/Nga Taulanda Jupi

Nga As.Prof Taulanda Jupi

Strategjia që synon të “pastrojë” imazhin e vërtetë të Partisë Socialiste nga një domein i banditëve, trafikantëve, kriminelëve dhe ta paraqesë atë, tinëzisht, si një parti “progresiste”, plot mundësi dhe hapësira për gratë dhe vajzat dështon çdo ditë!
➡️Gratë dhe vajzat nuk i besojnë propagandës së Edi Ramës sepse e kanë parë me zë dhe figurë se si i shantazhon dhe kërcënon ai gazetaret, duke dhunuar jo vetëm të drejtat e tyre si individë, por edhe fjalën dhe mendimin e lirë.
➡️Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës, sepse gjatë qeverisjes së tij qindra gra u dhunuan, u masakruan dhe u vranë. Shumë prej tyre kishin urdhër mbrojtje por nuk u mbrojtën, sepse drejtësia dhe kujdesi për gratë dhe vajzat është një opsion i pamundur me Edi Ramën.
➡️Ulja e ndjeshme e numrit të lindjeve, rritja e numrit të divorceve tregon se sa të pashpresa, të pasigurta dhe të pafuqishme ndihen gratë, tregon se në çfarë krize po futet familja shqiptare, qeliza më e rëndësishme e shoqërisë sonë, për shkak të keq-qeverisjes së Edi Ramës, ndaj gratë dhe vajzat shqiptare nuk i besojnë atij.
➡️Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës sepse nuk kanë siguri për jetën, nuk kanë punë, nuk marrin kujdes shëndetësor, nuk ushqejnë dhe nuk arsimojnë dot fëmijët e tyre, dhe u kthyen në azilkërkuese rrugëve të Europës.
Ndaj në 25 Prill gratë dhe vajzat shqiptare do të votojnë ndryshimin!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular