BallinaAktualitetGrida Duma i publikon videon Ramës dhe citon gazetaren italiane: Ju nuk...

Grida Duma i publikon videon Ramës dhe citon gazetaren italiane: Ju nuk mund të qeverisni me një injorant në krye!

Gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama përballë gazetareve femra shpeshherë ka rrëmbyer vëmendjen e opinionit publik.

Sot është ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila ka bërë bashkë disa sekuenca të sjelljes së tij përballë tyre dhe i ka postuar me një video në facebook.

Duma shprehet se përballja me gazetarët femra është gjithmonë e vështirë, pasi “askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre”.

Në fund të reagimit të saj, ish-deputetja citon edhe gazetaren italiane të politikës, Oriana Fallaci, që sipas saj në këtë rast do thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye.

Postimi i Grida Dumës:

Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre.

Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye.

Shshshshsshsh….

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular