BallinaAktualitetRastet me COVID rritje të frikshme, Gjermania investon 500 mln euro për...

Rastet me COVID rritje të frikshme, Gjermania investon 500 mln euro për të përmirësuar…

Qeveria gjermane është duke investuar 500 milionë euro për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesa publike, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Grantet do të shkojnë për përmirësim të qarkullimit të ajrit në zyra publike, muze, teatro, universitete dhe shkolla.

Kompanitë private ende nuk kanë qasje në këto fonde.

Viruset përhapen nga stërpika të vogla, të cilat lirohen nga njerëzit e infektuar sidomos kur teshtijnë apo kolliten.

Studimet sugjerojnë se ato mund të mbesin në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta, transmeton BBC.

Moti i ftohtë krijon më shumë rreziqe për njerëzit sepse ata kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.

Qëllimi kryesor është thënë të jetë përmirësimi i sistemeve aktuale të kondicionerëve në vend të instalimit të sistemeve të reja, që kushtojnë më shumë.

Qeveria gjermane po ashtu ka thënë se dëshiron që shkollat të cilave iu mungojnë sistemet e kondicionerëve, të paktën të pajisjen me filtrues mobilë të ajrit.

Por ekspertët gjermanë thonë se aparaturat që lirojnë drita UV, jonizim dhe ozon mund të mos jenë efektive kundër koronavirusit dhe në disa raste madje të përkeqësojnë kualitetin e ajrit./ REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular