BallinaKronikeVIDEO/Misteri i zhdukjes së 19-vjeçares! Momenti i fundit i kapur nga kamerat...

VIDEO/Misteri i zhdukjes së 19-vjeçares! Momenti i fundit i kapur nga kamerat e sigurisë

Një 19-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur që prej datës 16 tetor në Greqi.

Artemis Vasili humbi kontaktet në zonën e Koropit në Athinë, ndërsa familjarët dhe të afërmit e saj bëjnë apel për këdo që ka dijeni për vajzën e tyre për të ndihmuar në gjetjen saj.

I ati i vajzës tregon se e bija u largua nga banesa për të dhënë intervistë për punë dhe që prej atij momenti nuk kanë asnjë informacion për 19 vjeçaren.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e një kamere sigurie nga vendiku mendohet se 19-vjeçarja humbi kontaktet.

Ndërkohë, sipas asaj që raportojnë mediat greke, disa miq të vajzës flasin për një ndarje të saj nga i dashuri, i cili është tentuar të kontaktohet nga familjarët por pa sukses.

“Vajza jonë të kthehet në shtëpi dhe gjithçka do të jetë si më parë”, është shprehur për mediat lokale babai i 19-vjeçares.

eksafanisi

Ditën kur u zhduk ajo kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë gri me vija të bardha dhe një çantë shpine të zezë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular