BallinaKronikeE rëndë/30-vjeçarja del në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pret damarët, detaje..

E rëndë/30-vjeçarja del në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pret damarët, detaje..

Një 30-vjeçare ka dëmtuar veten duke prerë damarët.  Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por nuk dihen ende motivet.

Ndërkohë ajo është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe,  dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular