BallinaAktualitetVala e dytë në Greqi e Covid, qeveria gati masat ekstreme për...

Vala e dytë në Greqi e Covid, qeveria gati masat ekstreme për zonat portokalli

865 rastet e reja të së mërkurës kanë alarmuar qeverinë greke. Kryeministri Mitsotakis ka mbledhur menjëherë Task-Forcën duke vendosur edhe për shtimin e masat të tjera në zonat ku janë më tepër prekur nga koronavirusi.

Shqetësimi i ekspertëve është përqendruar kryesisht në 12 prefekturat që janë në alarm “portokalli”, mes tyre janë Atika dhe Selaniku, ndërsa tashmë kemi dy mbyllje lokale në Kozani dhe Kastoria. Kjo do të thotë, në dy rajonet e Maqedonisë perëndimore ku filloi vala e parë e pandemisë. jo rritje e rasteve ka bërë që qeveria e vendit të mblidhet sot bashkë me anëtarë të Komitetit të Sëmundjeve Infektive për të vendosur masat e radhës anti-Covid.

Kështu, sot kryeministri Mitsotakis pritet të zhvillojë në mesditë një tele-konference me 13 guvernatorët e rajoneve në Greqi për masat e reja kundër Covid-19.

Niveli i tretë apo portokalli i rrezikut nënkupton mbajtjen e maskave në të gjitha vendet e mbyllura,  mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, me “dëshirë”, grumbullimi i njerëzve numri limitohet numri në 9, me maskat vënë dhe duke ruajtur distancën 1.5 metra, etj

Përveç bllokimeve lokale, kryeministri Mitsotakis, sipas medieve greke pritet të njoftojë masa shtesë në ato zona afër kufijve të alarmit.

Sipas informacionit të fundit, përdorimi i një maske do të mbahet në ambiente të jashtme si dhe ndalimi i trafikut nga 1 deri në 5 të mëngjesit, me qëllim adresimin e çështjes së kontrollin dhe daljen në sheshe. Sidoqoftë, orari i hapjes së restoranteve – përveç qarqeve ku do të vendosen bllokime – nuk ka gjasa të ndryshojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular