BallinaAktualitetVIDEO/ Edhe Ahmetaj si Rama, ngrihet në këmbë dhe merr shkopin përballë...

VIDEO/ Edhe Ahmetaj si Rama, ngrihet në këmbë dhe merr shkopin përballë gazetarëve

Nuk ka qenë aspak e lehtë përballja e ministrit Arben Ahmetaj përballë gazetarëve në emisionin “Opinion” ku tema më “e nxehtë” mbetet ajo e inceneratorëve. Ashtu si shefi i tij një javë më parë, edhe Ahmetaj nuk ka duruar në kolltuk dhe është ngritur në këmbë. Ka marrë shkopin e Fevziut dhe është përpjekur që të bindë se se nuk ka asgjë që nuk shkon me inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit që vazhdojnë të marrin miliona euro.

Ahmetaj e ka pasur të vështirë të shpjegojë se si në inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit janë përdorur dy standarde në mënyrën se si shteti ka kryer pagesat ndaj privatit. Nëse në rastin e Elbasanit pagesa është bërë pas përfundimit të inceneratorit, në Fier privati ka marrë nga shteti më shumë se 18 milionë euro ende pa u vënë në punë inceneratori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular