BallinaKronikeEMRI/U aksidentua me makinën e tij “Benz”, ndërron jetë kirurgu i spitalit...

EMRI/U aksidentua me makinën e tij “Benz”, ndërron jetë kirurgu i spitalit të Lezhës

Një aksident automobilistik ka ndodhur në super-stradën që lidh Lezhën me Shkodrën. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Pusi i Shytit”.

Mjeku kirurg i Spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji, i cili pasditen sotme u aksidentuar, pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar doli nga rruga, ka ndërruar jetë.

Gjergji ishte duke udhëtuar me makinën tip “Benz”, kur humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal, në anë të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të këtij aksidenti tragjik. Mësohet se Gjergji u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por se nuk ka mundur dot t’ju shpëtojë plagëve që ka marrë.

18:30 – Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, që udhëtonte i vetëm.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular