BallinaAktualitetKujdes nga pluhuri i verdhë! Nga Kina mund të vijë…, alarmi i...

Kujdes nga pluhuri i verdhë! Nga Kina mund të vijë…, alarmi i Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë” që vjen nga Kina mund të sjellë koronavirus.

Rrugët e kryeqytetit u raportuan të ishin praktikisht të zbrazët të enjten pas paralajmërimit, raporton BBC.

Shteti më i izoluar, pretendon se aty nuk ka koronavirus, por ka qenë në gatishmëri të lartë që nga janari me mbyllje të rreptë të kufijve dhe kufizime të lëvizjes.

Deri tani nga ekspertët nuk bëhet një lidhje midis reve të sezonit të pluhurit dhe Covid-19. Sidoqoftë, Koreja e Veriut nuk është i vetmi vend që bën këtë paralajmërim. Edhe Turkmenistani pretendonte se pluhuri i mbushur me viruse ishte arsyeja që qytetarëve u thuhej të vinin maska.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular