BallinaKronikeMotra e të arrestuarve për atentatin ndaj Andon Dhimës përgënjeshtron Policinë dhe...

Motra e të arrestuarve për atentatin ndaj Andon Dhimës përgënjeshtron Policinë dhe nxjerr PAMJET: Natën e ngjarjes im vëlla dhe burri ishin në lokal, kishim ditëlindje

Gerta Matohiti, motra e Grid Lenos dhe bashkëshortja e Mariglen Matohitit, të dy të arrestuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, përgënjeshtron Policinë dhe thotë se në momentin e ngjarjes ata kanë qenë në një ditëlindje.

“Këto janë akuza të paqëna dhe asnjë nga këto nuk është e vërtret. Im vëlla dhe burri im në ato momente kanë qenë në lokalin që unë kam në pronësi. Ne kemi pasur një ditëlindje dhe burri im ka qenë i ftuar aty, ndërsa im vëlla ishte kamarier. Se ai është kamarier.

Unë kam nxjerr një video në profilin tim, ku im vëlla shafqet duke mbajtur pjata dhe jo armë. Në asnjë moment ai nuk ka qenë duke shoqëruar me makinë Grid Lenon. Unë jam prekur shumë se të dy i kanë nxjerr si vrasës me pagesë”, ka thënë Gerta Matohiti.

Më poshtë, foto ku sipas saj vëllai i saj Grid Leno shërben në lokal, ditën e ngjarjes:

Screenshot_6.jpg

Screenshot_5.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular