BallinaKultureTrondit aktori shqiptar: Nëna me vdiq kur isha 5 vjeç, amaneti i...

Trondit aktori shqiptar: Nëna me vdiq kur isha 5 vjeç, amaneti i saj “mos mi lini djemtë e uritur”

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është bërë viral në rrjetet sociale pas deklaratas së tij ndaj nënave.

I ftuar sot në ‘Abc e Mëngjesit’, ai ka shpjeguar arsyen e kësaj deklarate. Malkaj ta treguar se nëna e tij ka ndërruar jetë kur ai ishte 5-vjeç dhe ka lënë pas katër djem të vegjël.

“Njeriut kur i mungon nëna, në rastin tim nëna ka vdekur kur kam qenë 5 vjeç dhe la 4 djem, i vogli në djep, kur dëgjoj shaj nënën, kështu ndodh.

Periudha në të cilën jetojmë 30 vitet e fundit, nënën e kanë shklyer. Kjo tregon se ne si popull jemi katandisur shumë mirë dhe gjëja më e lehtë është se nëna mban, thuaj një fjalë dhe ajo mban. Kjo është rrugaçëri e madhe. Kjo fillon nga familja, shkolla dhe shoqëria. Është shthurur familja patriarkale që ka qenë dhe të gjithë shajnë se ndryshe nuk të pranojnë pjesë të shoqërisë”, tha Malkaj.

Në një moment, aktori është përlotur dhe ka treguar edhe amanetin që ajo ka lënë tek mikeshat e saj.

“Më vonë e morëm vesh se nëna ia kishte lënë amanet shumë mikeshave të saj, aman mos mi lini djemtë të uritur. Kur u rritëm e kuptuam. Ne kishim një gjyshe nga nëna, e cila vinte na merrte në verë. Një grua në verë dhe nuk thoshte kurrë u lodha”, shtoi ai

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular