BallinaAktualitetU kap me kanabis/ Gjykata liron nga burgu vëllain e kryetarit socialist...

U kap me kanabis/ Gjykata liron nga burgu vëllain e kryetarit socialist të bashkisë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka liruar nga qelia vëllain e kryetarit monist të Bashkisë Fushë-Arrëz, i arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘kultivim i lëndëve narkotike’.

Albert Tuci u la në masën ‘arrest shtëpie’ pasi fillimisht gjykata e kishte lënë në masën ‘Arrest me burg’

Gjykata e dha këtë vendim pasi pranoi kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe avokatit Arbër Hoxha për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Tuci u arrestua gjatë operacionit anti-kanabis, i cili u zhvillua më 20 maj.

Policia arrestoi 19 persona në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, mes tyre edhe vëllain e Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular