BallinaBotaKërcënoi Europën e ofendoi Makron, Franca tërheq ambasadorin nga Turqia pas deklaratave...

Kërcënoi Europën e ofendoi Makron, Franca tërheq ambasadorin nga Turqia pas deklaratave të Erdogan

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës janë tensionuar edhe më tepër pas konflikteve Armeni-Azerbajxhan, ato të Mesdheut Lindor, por edhe cështjes së Islamit. Përplasjet në distancë u përkeqësuan kur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se homologu i tij francez ka nevojë për kontroll mendor. Erdogan theksoi më tej se nëse Evropa nuk shërohet nga sëmundja e islamofobisë atëherë ajo do të shkatërrohet.

“Macron ka nevojë për një trajtim mendor. Çfarë mund t‘i themi një kreu të shtetit përveçse të kontrollohet nga pikëpamja mendore, sepse ai nuk e kupton lirinë e besimin dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij”, tha lideri turk Erdogan.

Deklaratat e ashpra të presidentit turk kanë bërë që Franca të tërheq ambasadorin e saj nga Turqia. Presidenti Macron e argumentoi këtë hap duke thënë se deklaratat e Erdogan janë të “papranueshme”.

Por udhëheqësi turk nuk u ndal vetëm në sulmet ndaj Makron, ai shkoi më tej e kërcënoi Europën duke thënë se me luftën kundër myslimanëve po përgatit fundin e saj.

“Ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë brenda trupave të tyre. Në të kundërtën kjo sëmundje do të shkatërrojë nga brenda të gjithë Europën, nga Franca e deri tek Gjermania“ përfundoi Erdogan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular