BallinaKronikeAtentat me armë zjarri shqiptarit në Itali. Si u qëllua 40-vjeçari nga...

Atentat me armë zjarri shqiptarit në Itali. Si u qëllua 40-vjeçari nga një makinë dhe kush e ndihmoi

Një 40-vjeçari shqiptar në Itali i është bërë një atentat me armë zjarri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur në krah. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, ndërsa mediat italiane raportojnë se drejt shqiptarit është qëlluar nga një makinë, e cila po lëvizte me shpejtësi.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni i cili zgjati rreth 5 orë. 40-vjeçari ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si u qëllua shqiptari?

Sipas mediave, 40-vjeçari shqiptar ishte duke ecur në këmbë në momentin kur u qëllua nga një automjet. Ai u plagos me një plumb në krah. Shqiptari u rrëzua në tokë, ndërsa është ndihmuar nga banorë të zonës, të cilët e transportuan në spital.

Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, ndërsa policia është duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular