BallinaAktualitet“Mezi pres rastin e parë me COVID-19”, infektohet me koronavirus ekspertja e...

“Mezi pres rastin e parë me COVID-19”, infektohet me koronavirus ekspertja e ISHP-së. Ja si paraqitet gjendja e saj

Shefja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ekspertja Areti Beruka është infektuar me koronavirus. Ajo ishte një ndër 288 personat që u testuan pozitivë në 24 orët e fundit

Mësohet se pas marrjes së rezultatit të tamponit, Beruka është karantinuar në shtëpi.

Kur ende në Shqipëri nuk ishte testuar asnjë person pozitiv me COVID-19, Beruka bëri deklaratën e bujshme ku shprehej se me zor po priste rastin e parë të koronavirusit në Shqipëri.

Disa ditë më as ajo sqaroi kontekstin për të cilin e ka pasur atë reagim, teksa nënvizoi se më pas thënia e saj u përdor politikisht në mënyrë të turpshme.

“Është e turpshme që të bësh politikë, dhe të nxjerrësh një frazë jashtë konteksti. Ia kam dhënë përgjigjen gazetares se pse e mendoja një gjë të tillë, vetëm për shkak të skepticizmit të njerëzve ndaj rezultateve të testeve që ne kishim nxjerrë. Dua t’iu bëj me dije se personeli mjekësor është i mirëorganizuar për përballimin e këtyre rasteve”, tha Beruka.

Pjesë nga deklarata e 26 shkurtit:

Gazetarja: Vetë personalisht a keni frikë nga situate?

Mjekja: Absolutisht jo!

Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?

Mjekja: Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.

Gazetarja: Pse?

Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular