BallinaKryesoreMjeku Besnik Jakaj: Qeveri po bën propagandë, spitali COVID3 është inauguruar tre...

Mjeku Besnik Jakaj: Qeveri po bën propagandë, spitali COVID3 është inauguruar tre herë

Mjeku Besnik Jakaj në një intervistë në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është shprehur se qeveria bën propagandë më situatën e COVID. Në fjalën e tij, Jakaj tha se Rama ka shkuar tre herë tek spitali Covid3 dhe e ka inauguruar, por spitali ende nuk është hapur.

Jemi në një fazë kur është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve, numri i vdekjeve dhe numri i të shtruarve në spitale. Jemi mbi 8 muaj që është zbuluar rasti i parë me COVID, nga ana e qeverisë ka një propagandë, pasi tek godina COVID3 ka pasur disa inaugurime. Nuk duhet vetëm godina e spitalit, por dhe me pajisje të ndryshme reanimatore”, tha mjeku.

Më tej Jakaj tha se të gjithë duhet të jenë doktor të vetes dhe të zbatojnë sa më shumë masat.

Unë e kam thënë me dhjetëra herë që nga marsi, vende e vogla me popullësi të dendur janë më imune nga viruset. Ne duhet të jemi doktor të vetes, duhet të mbajmë masat, të kemi një distancim social dhe jo fizik”, shtoi ai.

Jakaj foli dhe për maskat duke thënë se qytetarët që lodhen nga mbajtja e saj mund ta heqin në një moment në rrugë, kur nuk kanë njeri rreth e rrotull. “Maska mund të ulet kur nuk ke një njeri afër dhe rruga është bosh”, tha Jakaj./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular