BallinaEkonomi6 koncesione të reja në plan për 2021-shin – 1.8 miliardë euro...

6 koncesione të reja në plan për 2021-shin – 1.8 miliardë euro për privatin, PPP-ja Milot-Fier më e kushtueshmja

Qeveria ka planifikuar që gjatë vitit të ardhshëm të lidhë 6 kontrata të reja koncesionare, të cilat në total kapin një vlerë prej 218 miliardë lekësh apo rreth 1.8 miliardë euro, afro sa gjysma e të ardhurave në buxhetin e shtetit në një vit. Kështu, nga të gjashtë kontratat, ajo që ka peshën më të madhe dhe që do t’i kushtojë më së shumti taksapaguesve shqiptarë është dhënia me koncesion e një segmeti rrugor Milot-Fier në autostradën Adriatiko Joniane, kosto e së cilës vlerësohet 178 miliardë lekë apo rreth 1.4 miliardë euro.

Gara për këtë segment është çelur në Korrik, dhe parashikohet që një një aks të jetë me pagesë, ku dhe lëvizja e mjeteve do të jetë me një shpejtësi 130km/h. Ky aks rrugor pritet që të jetë i aksesueshëm për qytetarët jo më parë se viti 2026.

Ndërkaq, 20.3 miliardë lekë parashikohet kostoja e koncesionit për infrastrukturën bazë të të dhënave dhe mbikqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, afro 13 miliardë lekë do të jetë kontrata për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e aeroportit të Vlorës, si dhe 5 miliardë lekë janë parashikuar për rritjen e sigurisë rrugore. Në plan janë dhe dy PPP të tjera të cilat kapin vlera relativisht të ulëta, dhe pëfshijnë ofrimin e shërbimit të infrastrukturës të celësave publik PKI dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagjie të qytetit të Elbasanit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular