BallinaKronikeArrestohet në flagrancë vlonjatja, dhunoi ish-të dashurin dhe ...

Arrestohet në flagrancë vlonjatja, dhunoi ish-të dashurin dhe …

Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë dy persona, të akuzuar për dhunë ndaj ish-partnerëve.

Në rastin e parë u arrestua një burrë, ndërsa në rastin e dytë ishte një 35-vjeçare, që përndiqte ish-bashkëjetuesin.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë  shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datë 26.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular