BallinaKronikeAvokati shoqërohet me forcë nga policia/ Bashkëshortja: Ndaj tij u përdor dhunë

Avokati shoqërohet me forcë nga policia/ Bashkëshortja: Ndaj tij u përdor dhunë

Një avokat mësohet se është shoqëruar me forcë mbrëmjen e sotme nga Policia.

Avokati është Gjergj Neli, i cili raportohet se është marrë me forcë nga zyra e tij e punës në qytetin e Lezhës.

Bashkëshortja e avokatit, e cila është njëkohësisht edhe zv/kryetare e Dhomës së avokatisë, Shaqe Marinaj, denoncon se bashkëshorti i saj është dhunuar nga Policia.

Ndalimi i avokatit mësohet se është bërë me arsyetimin se ai ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe për këtë është denoncuar nga një banor i pallatit, ku ndodhet zyra e tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular