BallinaKryesoreBasha: Koronavirusi është i dyti, armiku nr.1 i shqiptarëve është Kryeministri!

Basha: Koronavirusi është i dyti, armiku nr.1 i shqiptarëve është Kryeministri!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e konsideroi sot kryeministrin Edi Rama, armikun numër 1 të shqiptarëve.

Gjatë një deklarate për mediat, Basha tha: “Me mosveprimin në këtë situatë krizë, nuk kemi të bëjmë me një kryeministër dhe qeveri të papërgjegjshme, por me një armik të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve.

Një armik të interesit publik të shqiptarëve.

Në këtë betejë edhe njëherë provohet se koronavirusi është armiku numër dy, sepse armiku numër një 1 është Kryeministri.

Armiku numër 1 I shëndetit dhe mirëqënies së shqiptarëve është njeriu që në mesin e krizës vazhdon të marrë milionat e shqiptarëve dhe t’i zhdukë në xhepat e tij e bandës me të cilën sundon.

Vetëm një armik i popullit të vet mund ta lejojë të refuzojë një plan tërësisht të përballueshëm dhe të vazhdojë të shpërdorojë dhe të vjedhë dhe të mos japë asnjë llogari pse nuk ka rritut numrin e testimeve, apo vazhdon mafia e ilaçeve të shesë antibiotikë dhe të mbushë xhepat e kryeministrit me shokë?!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular