BallinaAktualitetBurri iu vra me snajper në Siri/ Floresha Rasha flet pak momente...

Burri iu vra me snajper në Siri/ Floresha Rasha flet pak momente para nisjes drejt Shqipërisë

Pas shumë vuajtjeve në kampin sirian, 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua po kthehen sot në vendin e tyre.

Floresha Rasha u shpreh e emocionuar pak momente para nisjes. “Gjithmonë e kam prit këtë ditë, jam shumë e gëzuar”, tha ajo.

Floresha është e veja e Diamant Rashës nga fshati Sllovë i Dibrës , i cili në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri, u njoh me emrin “Ebu Amar”.

Diamanti kishte frekuentuar xhaminë tek Unaza e Re në Tiranë ku ishte imam Genci Balla. Ai shkoi të luftonte për ISIS më 16 janar 2013 dhe me vete mori edhe familjen. Ai u nis nga Tirana për në Stamboll dhe më pas përfundoi si ushtar i Shtetit Islamik.

Në vitin 2014 ai u ekzekutua me snajper duke lënë rrugëve gruan me 3 fëmijë. Pas kësaj ngjarjeje, Floresha Rasha kërkoi të kthehej në Shqipëri, po xhihadistët e bllokuan bashkë me fëmijët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular