BallinaAktualitetDenoncimi i Endri Hasës: Vrasësisi i gardistëve në vend të arrestohet, në...

Denoncimi i Endri Hasës: Vrasësisi i gardistëve në vend të arrestohet, në arrati merr formularin nga OFL

“Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh.” Denoncimi i Endri Hasës: Vrasësisi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, në arrati merr formularin nga OFL

OFL po vepron si një grup kllounësh 🤡 që tallen me ligjin dhe me qytetarët.

Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme.

Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze.

Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit.

Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular