BallinaKronikeFOTO/Kush është avokati që u shoqërua në polici e Lezhës, pse është...

FOTO/Kush është avokati që u shoqërua në polici e Lezhës, pse është ndaluar dhe çfarë thotë bashkëshortja e tij

Shoqërohet në policinë e Lezhës avokati Gjergj Neli.

Mësohet se ai është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë ku po punonte. Bashkëshortja e tij zv.kryetare e dhomës së avokatisë, Shaqe Marinaj denoncon se ai është dhunuar nga uniformat blu.

Ndalimi është bërë me arsyetimin se ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për arsye të COVID-19 dhe është denoncuar nga një banor i pallatit ku ndodhet zyra.

Deklarata e bashkëshortes së avokatit Gjergj Neli

Shaqe Marinaj zv. Kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë ka deklaruar se efektivë të policisë e kanë dhunuar avokatin Gjergj Neli dhe e ka shoqëruar në komisariatin e qytetit për arsye ende të paqarta.

Ajo ka kërkuar që të veprohet menjëherë ndaj efektivit, që ushtroi dhunë, ndërsa ka bërë gati padinë për ShÇKB, duke kërkuar që të sekuestrohen kamerat e sigurisë për të evidentuar dhunën, që sipas saj është ushtruar ndaj saj dhe avokatit Gjergj Neli.

Policia e Lezhës ende nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular