BallinaKryesoreKodi Zgjedhor të Enjten në Kuvend/Genc Pollo: Rama refuzoi Várhelyi, konfrontim i...

Kodi Zgjedhor të Enjten në Kuvend/Genc Pollo: Rama refuzoi Várhelyi, konfrontim i hapur me Brukselin

Ish-ministri i PD Genc Pollo shprehet se Edi Rama po “konfrontohet hapur me Brukselin” teksa kryeministri ka dalë kundër apelit të komisionarit për Zgjerim të BE-së, që të presë opinionin e Venecias para rivotimit në Kuvend të ndryshimeve Zgjedhore.

Pollo thotë se, Edi Rama refuzoi sot sërish Komisionerin e Zgjerimit Várhelyi i cili i kishte kërkuar vetëm që ligji elektoral të mos devijonte nga normat europiane dhe të priste e të respektonte Komisionin e Venecias.Kështu është vepruar gjimonë në Shqipëri në tridhjet vitet e fundit. Madje jo vetëm tek ne por në tërë Europën e më gjerë”, shton ai.

“Edi Rama sinjalizoi jo vetëm me fjalë goje por edhe me kartonë të kuq se atij nuk i intereson Shqipëria në Bashkimin Europian dhe vlerat europiane në Shqipëri. Jo se nuk e ka bërë këtë më parë; por gjithësesi është orvatur të fshehë dorën mbasi ka hedhur gurin. Me kalimin e viteve në pushtet orvatjet e tij u bënë gjithnjë e më të pasuksesshme. Por sot Rama konfrontohet hapur me Brukselin. Sot edhe Brukseli ka folur açik për Ramën. Që t’a dëgjojnë edhe ata që nuk kanë patur sy për të shikuar e veshë për të dëgjuar.

Se nuk është faji i shqiptarëve që Maqedonia e Veriut do të hapë e para negociatat duke u shkëputur nga Shqipëria. Nuk është faji i tyre që  mund të ngecim vite të gjata mbas maqedonasve e të tjerëve në Ballkan.

Por është përgjegjësi e tyre që me të gjitha mjetet demokratike të largojnë gërmadhën që bllokon rrugën; gërmadhën që quhet Edi Rama. Ta largojnë duke dalë në rrugë dhe në 25 prill duke votuar në masë”, shkruan Pollo në një postim në rrjetet sociale.

“Gjithësesi faleminderit Komisionerit, eurodeputetëve e të tjerëve që nuk u kursyen për të na ndihmuar; dhe folën qartë si kurrë më parë për të treguar edhe problemin edhe zgjidhjen”, e mbyll ai reagimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular