BallinaKryesoreLajmi i keq/Antitrupat bien ndjeshëm pas infektimit me Covid

Lajmi i keq/Antitrupat bien ndjeshëm pas infektimit me Covid

Nivelet e antitrupave mbrojtës te njeriu bien ndjeshëm pas infektimit me koronavirus, shkruan BBC, duke iu referuar një studimi nga shkencëtarët e Imperial College London.

Antitrupat janë pjesë thelbësore e sistemit mbrojtës imunitar te njeriu dhe pengojnë virusin që të futet në qelizat e trupit.

Por studimi ka treguar se te personat pozitivë për antitrupa, numri i tyre ka rënë me 26 përqind nga qershori në shtator.

Kjo do të thotë se imuniteti duket se zbehet dhe ekziston rreziku që të infektohesh nga virusi disa herë.

Studimi tregon se një e katërta e personave të infektuar e ka humbur mbrojtjen nga virusi mes verës dhe vjeshtës.

Rënia ishte më e ndjeshme te personat mbi 65 vjeç, në krahasim me më të rinjtë dhe ata që shfaqën më pak simptoma gjatë infektimit.

Numri i bluzave të bardha me antitrupa mbetet i lartë, çka sugjeron se ata janë ekspozuar vazhdimisht ndaj virusit.

Deri tani janë pak raste të konfirmuara të personave që janë infektuar dy herë nga koronavirusi.

Shkencëtarët e këtij studimi thonë se kjo nuk i zbeh shpresat për vaksinën, e cila mund të jetë më efektive se vetë infeksioni në ofrimin e antitrupave.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments