BallinaAktualitet"Më kot lodhet vemja e bashkisë, faktet e rrëzojnë/Ina Zhupa - Veliajt:...

“Më kot lodhet vemja e bashkisë, faktet e rrëzojnë/Ina Zhupa – Veliajt: Nga 2015 vetëm kulla, kulla…

“Më kot lodhet vemja e bashkisë, faktet rrëzojnë betonin e propagandës”. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i përgjigjet Veliajt: Në përiudhën 2012-2014, shkolla, kopshte dhe çerdhe, ndërsa nga 2015 vetëm kulla, kulla…

Veliaj që do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave ka vazhduar dhe sot me lumin e mashtrimeve.

Me kot lodhet vemja bashkisë, faktet janë aty, qytetarët, prindërit dhe nxenesit e Tiranës e bëjnë dallimin fare qartë mes Lulzim Bashës dhe kryemashtruesit qe nuk mbajti asnjë premtim dhe sot për interesa të tij personale e ka kthyer ne ferr jeten e qytetarëve të Tiranës.

Faktet flasin vetë
Investimet nga buxheti i Bashkisë Tiranë vetem për 2012 – 2014

Ndërtimi i 1 shkolle të mesme;
Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;
Ndërtimi dy shkollva 9 – vjeçare.

Rikonstruksion dhe shtesë 5 shkolla 9 vjeçare;
Ndërtimi i 4 kopshteve;
Rikonstruksion dhe shtesë 8 kopshte;
Rikonstruksioni i 7 çerdheve;
Sistemim sheshi dhe terrene sportive 3 shkolla 9-vjeçare.
Vetem ne vitin 2005 u shtuan 44 impiante ngrohëse.

Kaldajat me naftë u zëvëndësuan me kaldaja me pelet duke i kursyer buxhetit të Bashkisë rreth 880 mijë euro.

Nëse nuk do të ishte bllokuar buxheti i Bashkise (2014) me urdher te Edi Rames dhe Erjon Veliajt ne fund te 2015 do të kishim sistem ngrohje 100% për kopshtet dhe çerdhet dhe 95% për shkollat.

Cili është bilanci i vemjes së bashkise sot? Vetëm kulla, kulla dhe kulla. Ndërkohë që bëhet gati të ndërtojë edhe më shumë kulla!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular