BallinaPolitikeRefuzimi i BE-së, Biberaj: Rama peng i krimit, krizën e zgjidh populli...

Refuzimi i BE-së, Biberaj: Rama peng i krimit, krizën e zgjidh populli për 24 orë, mjafton ta thërrasim në protesta

Ish-Zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj deklaron se krizën e zgjedhjeve që e kemi në derë nuk do ta zgjidhin ndërkombëtarët, por atë duhet ta zgjidhim vetë.

Duke komentuar qëndrimet arrogante dhe refuzuese të Edi Ramës ndaj apeleve që prej dy ditësh vijnë nga eksponentët më të lartë të Bashkimit Europian, të cilët i kërkojnë mazhorancës që të presë përgjigjen e Komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor para se të miratohet në Kuvend, Biberaj thekson se Edi Rama është e qartë se është peng i mafies, i krimit, i bandave, i korrupsionit dhe grupeve të strukturuara kriminale.

Sipas tij, Rama nuk është më në gjendje të zgjidhë asgjë, pasi nuk është i lirë.

Në një intervistë dhënë sot për “Koha Jonë”, Biberaj shprehet se krizën duhet ta zgjidhim ne, dhe ajo zgjidhet për 24 orë.

“Mjafton të ftojmë popullin në protesta për liri dhe demokraci dhe ta lëmë të lirë të vendosë vetë për të ardhmen e vendit”, deklaron ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj.

Pjesë nga intervista

Ditën e djeshme por edhe sot është shënuar një përplasje në distancë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian lidhur me reformën e njëanshme zgjedhore. Këta të fundit i sugjerojnë mazhorancës qeverisëse që të presin opinionin e Komisionit të Venecias e më pas të ketë një vendimmarrje nga Kuvendi? Sa e rrezikshme është refuzimi i Ramës lidhur me këtë çështje? Dhe pse, gjithmonë sipas jush, Edi Rama e refuzon mendimin e ekspertizës ndërkombëtare për Kodin e ri Zgjedhor?

Qëndrimi i fundit i Edi Ramës lidhur me Kodin Zgjedhor dhe refuzimin e këshillës së ndërkombëtarëve për të pritur Komisionin e Venecias është në vazhdën e qëndrimeve të papërgjegjshme të tij dhe të tolerimit që po i bën prej 8 vitesh Perëndimi Edi Ramës. Edi është i qartë në strategjitë e veta malinje dhe autokratike për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet me çdo çmim, mjet dhe kusht. Qëndrimi i ndërkombëtarëve është tepër i butë, Edi ua ka “pirë lëngun” atyre. Krizën e zgjedhjeve që e kemi në derë nuk do ta zgjidhin ndërkombëtarët, atë duhet ta zgjidhim vetë. Krizën në Kirgistan po e zgjidh populli i Kirgistanit, siç do ta zgjidhë krizën në Bjellorusi populli bjellorus. Edi Rama është e qartë se është peng i mafies, i krimit, i bandave, i korrupsionit dhe grupeve të strukturuara kriminale. Ai nuk është më në gjendje të zgjidhë asgjë, pasi nuk është i lirë. Krizën duhet ta zgjidhim ne, dhe ajo zgjidhet për 24 orë, mjafton të ftojmë popullin në protesta për liri dhe demokraci dhe ta lëmë të lirë të vendosë vetë për të ardhmen e vendit./Koha Jonë/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular