BallinaAktualitetTë tërë mësuesit me Covid-19, mbyllet shkolla 9-vjeçare dhe nis mësimin online

Të tërë mësuesit me Covid-19, mbyllet shkolla 9-vjeçare dhe nis mësimin online

Katër mësuesit e një shkolle 9-vjeçare në Blerimaj të Kavajës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, sjellë edhe mbylljen e përkohshme të saj deri në negativizimin e tyre. Fillimisht pozitivë kanë rezultuar 2 mësues, por pas testimit të stafit, janë zbuluar edhe 4 mësuesit të tjerë të kësaj shkolle si të infektuar duke sjellë mbylljen e shkollës dhe vazhdimin e procesit mësimor online për 40 nxënësit e saj.

Deri tani asnjë nxënës nuk ka rezultuar i infektuar apo shfaqur simptoma por ata janë karantinuar dhe po mbahen nën vëzhgim nga epidemiologët dhe mjeku i familjes në banesat e tyre. Godina dhe ambientet e shkollës janë dezinfektuar plotësisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular