BallinaKronikeTragjedia/ Vetëvaret në pemë nëna e 3 fëmijëve

Tragjedia/ Vetëvaret në pemë nëna e 3 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Syzesë në Urë-Vajgurore.

Një 65-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë në oborrin e shtëpisë së saj.

Mësohet se Florika A., ka vendosur ti japë fund jetës,duke u vetëvarur me litar në pemën e fikut,në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm,ndërkohë që trupi pajetë i gruas që ndodhej e varur në pemë është gjetur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm nga bashkëshorti i saj që ka njoftuar policinë.

Viktima është dërguar drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit,ku i është kryer edhe autopsia. Sipas mjekëve të morgut, në trupin e gruas nuk është gjetur asnjë lëndë toksike dhe vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga litari.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertë të policisë,të cilët po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij vetëflijimi. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta që e kanë shtyrë 63-vjeçaren Arapi të kryejë këtë akt vetëflijimi, ndërkohë që familjarë dhe fqinjët e saj deklarojnë se, viktima kishte disa muaj që kishte rënë në depresion për shkak se nuk ishte takuar me fëmijët që jetonin të tre jashtë shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular