VIDEO/ Ervin Salianji me strukturat në Korçë: Nuk tërhiqemi, PD do të sjellë ndryshimin

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Korçë.

Në një sallë të mbushur plot, Salianji thekson se demokratët kanë përballuar shumë vështirësi dhe padrejtësi gjatë viteve në opozitë, duke denoncuar sipas tij, “qelbin e korrupsionit”.

Ai shprehu bindjen për fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prill

Pjesë nga fjala: “Në Shqipërinë tonë shumë pak kemi dëgjuar të thuhet faleminderit, ju faleminderit dhe mirënjohje për ju, për çdo votë për çdo kontribut. Mirënjohja është kolonë e ndërtimit dhe se bashku kemi ndërtuar tullë më tullë në çdo cep një strukturë të fortë dhe fituese që asgjë se prek dot.

Së bashku kemi përballuar shumë vështirësi dhe padrejtesi vitet e opozites jane te vështira për ju dhe familjet tuaja. E di se sa keni vuajtur ne 8 vite opozitë pa përfituar asgjë, keni dhënë, do jepni sepse ju luftoni për ideale, pavarësisht se ju kane sakatuar ne biznese, ne vende pune, ju kanë presionuar dhe kërcënuar por s’ia kane dale e sdo ia dalin, Ju Jeni Partia Demokratike, partia e lirisë! Çdo përballje me  vështirësitë se bashku kemi menduar përgjegjësinë e gjithë  shqiptareve prandaj nuk tërhiqemi e nuk do tërhiqemi!

Ne kemi zgjedhur luftën e përplasjen, ju kemi dalë përballë pa u fshehur, kemi nxjerrë qelbin e korrupsionit, krimit dhe pisllekut ne sipërfaqe, është vetëm çështje kohe sa te thahen e treten dhe te ikin me gjithë pe shtirësinë qe kanë krijuar #25 Prill ne do te sjellim ndryshimin! Të gjithë bashkë me fitoren e thellë të Partisë Demokratike”

Postimi i plotë i Ervin Salijanit:

Korçë! Energji e madhe për ndryshim!

Të bashkuar për fitore! #25Prill ???????? ?????

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.