BallinaAktualitetUrdhëri i ri i MSH/Ndryshon protokolli i mjekimit, ja si do kurohen...

Urdhëri i ri i MSH/Ndryshon protokolli i mjekimit, ja si do kurohen në vazhdim të sëmurët me Covid

Një urdhër i ri i Ministrisë së Shëndetësisë ndalon mjekët e familjes të mjekojnë të sëmurët me koronavirus me antibiotikë intravenozë.

Sipas një shkrese të siguruar nga mediat, protokolli i mjekimit të Covid ka ndryshuar sërish dhe mjekëve të shërbimit parësor u bëhet e qartë se çfarë skeme mjekimi duhet të përdorin.

Në shkresën dërguar qendrave shëndetësore, theksohet se bazuar në format e shfaqura të virusit, pacienti duhet të mjekohet me medikamente antibiotikë nga goja dhe jo gjilpëra.

Burime thanë se dy javë më parë, një urdhër tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë lejonte kryerjen e injeksioneve për pacientët me covid në qendrat shëndetësore.

Sipas udhëzimit, çdo qendër duhet të bënte gati një dhomë injeksionesh dhe 2 infermiere për Covid, të cilat duhet të pajiseshin dhe me veshjet e duhura mbrojtëse gjatë kryerjes së injeksioneve, shkruan “Shqip”.

Por duket se situata ka ndryshuar pasi në radhët e infermierëve ka pasur raste me Covid ndaj për të mbrojtur këtë hallkë të rëndësishme të sistemit shëndetësor, ndalohet kryerja e injeksioneve.

Udhëzimi i ri përcakton se në çdo rast kur pacienti përkeqësohet, mjekimi intravenoz duhet të bëhet në spital.

Por si po mjekohen sot në shtëpi pacientët me Covid?

Protokolli i mjekimit për pacientët me Covid ndryshon nga njëri mjek familje tek tjetri.

Nëse një mjek familje ndjek me rigorozitet këtë protokoll që po publikojmë sot, pra të mjekojë pacientët me Covid me medikamente orale, me shumë gjasë gjendja e pacientit nuk do të përmirësohet menjëherë.

Faktet e tregojnë se pacientë që janë trajtuar me medikamente në formë tablete, pas disa ditësh kanë shfaqur përkeqësim të parametrave të gjakut dhe për pasojë kanë shfaqur simptoma më të rënda se ditën e parë kur konstatuan se ishin me Covid.

Ndërsa rastet e trajtuara me medikamente antibiotikë gjilpëra intravenë kanë pasur përmirësim të dukshëm.

Pra sot pacientët me Covid që shfaqin forma të lehta ose të mesme të virusit, jo të gjithë kanë ecuri të mirë gjatë terapisë, dhe ndryshimi është i dukshëm mes atyre që trajtohen me medikamente orale dhe atyre që kryejnë injeksione në venë.

Në këtë periudhë. rastet më të shpeshta që shfaqen tek mjeku janë format e mesme, ku pacienti paraqet temperaturë 37-38, kollë dhe lodhje fizike.

Sipas udhëzimit të ri, kjo kategori pacientësh duhet të mjekohet me medikamentë oralë. Ndërsa kortizonikët duhet të merren vetëm kur fillojnë problemet e frymëmarrjes.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular