BallinaUncategorizedDetajet/Kush janë minatorët që humbën jetën në minierë, u gjetën në 100...

Detajet/Kush janë minatorët që humbën jetën në minierë, u gjetën në 100 metra thellësi

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tragjike e ndodhur në minierën e Selishtës, në Dibër, ku janë nxjerrë të pajetë pas 48 orësh trupat e dy minatorëve dhe të një inxhinieri.

Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se pas alarmit të familjarëve për zhdukjen e tyre, forca të shumta policie kanë nisur kërkimet brenda minierës, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të punëtorëve.

Siç raporton gazetari Doçi, policia ka gjetur fillimisht vetëm rrobat dhe sendet personale të viktimave, ndërsa kur janë futur brenda në galeri, rreth 100 metra, kanë hasur në trupin e pajetë të inxhinierit Ismail Hoxha.

Më pas, janë gjetur të pajetë edhe dy minatorët Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rrushdi Rushiti, 29 vjeç. Sipas vëllait të inxhinierit, i cili bëri dhe denoncimin në polici për zhdukjen e tyre, viktimat dyshohet se i kanë mbytur gazrat brenda minierës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular