BallinaAktualitetTërmeti në Detin Egje u ndie deri në 4 shtete përfshi Shqipërinë,...

Tërmeti në Detin Egje u ndie deri në 4 shtete përfshi Shqipërinë, paralajmërohet cunam

Tërmeti me magnitudë 6.6  i shkallës Rihter këtë mesditë në ishullin grek të Samosit ka ‘ngritur’ Egjeun në këmbë.

Banorët e ishullit grek janë të gjithë në rrugë teksa dëme të mëdha raportohen në Izmir. Mediat greke raportojnë se tërmeti u ndie në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.

Po ashtu lëkundjet filluan me 4.6 Rihter derisa të njëpasnjëshme kapën rreth 7 Rihterin fatal. Sipas ekspertëve grekë, tërmeti ishte sipërfaqësor teksa është parlajmëruar për cunami të vogël.

Në fakt, deti në ishullin Samos dhe përreth ka nisur të tërhiqet duke marrë me vete dhe anijet kurse në disa pjesë të tjera ka marrë përpara rrugët duke hyrë në brendësi të qendrave të banuara.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular