BallinaBotaBritania drejt mbylljes, Boris Johnson merr vendimin drastik

Britania drejt mbylljes, Boris Johnson merr vendimin drastik

Boris Johnson pritet të njoftojë një bllokim kombëtar javën e ardhshme, pasi ekspertët shëndetësorë i këshilluan se është e vetmja mënyrë për të shpëtuar Krishtlindjen.

Shkencëtarët nga komiteti ‘Sage’ paraqitën dje shifra të zymta, ku tregohej se Covid-19 po përhapej shumë shpejt dhe me këto ritme situata do rëndohej ndjeshëm.

Një burim tha për “Daily Mail” se vendimi pritet të shpallet javën e ardhshme. Nuk dihen ende detaje, por pritet që pub-et dhe restorantet të mbyllen për javë të tëra, duke shkaktuar dëme të mëtejshme në ekonomi. Ndërkohë, shkollat pritet të qëndrojnë të hapura.

Një burim tjetër pohoi se edhe dyqanet me produkte që nuk janë shumë të domosdoshme do të mbyllen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular