BallinaBota“Mbyllje e dytë edhe për Austrinë”/Qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ja...

“Mbyllje e dytë edhe për Austrinë”/Qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ja çfarë paralajmëron kancelari Kurz: Do ndalohen…

Duke filluar nga e marta e javës që vjen edhe Austria ka shtrënguar masat anti-covid. Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se do të mbyllet pjesërisht, ku për katër javë, sektori i gastronomisë do të mbyllet, ndërkaq aktivitetet kulturore dhe sportive do të ndalohen.

Qytetetarët do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e martë dhe do të zgjasin deri në fund të muajit nëntor.

Baret dhe restorantet gjatë kësaj periudhe mund të punojnë me porosi, ndërkaq hotelet do të mbyllen për turistët. Kompanitë që do të preken nga kjo mbyllje do të kompensohen deri në 80 për qind të fitimeve të tyre që kanë pasur nëntorin e kaluar, por me kushtin që ata të vazhdojnë të mbajnë në punë punëtorët e tyre, tha kancelari austriak.

Po ashtu, në Austri do të ndalohen vizitat nëpër shtëpi dhe do të inkurajohet që të punohet nga shtëpitë.

Kancelari Kurz i quajti masat si “mbyllje të dytë”, por masat e reja janë më të lehta se ato që ishin marrë në fazën e parë të pandemisë.

“Nëse nuk do të marrim këto hapa së bashku ne rrezikojmë të përjetojmë atë që po shohim në shtetet tjera”, tha Kurz, duke shtuar se e di që njerëzit janë lodhur nga masat kufizuese.

Në Austri, shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular