BallinaKulturePak kohë më parë festoi 90-vjetorin e lindjes, shuhet legjenda e Hollivudit

Pak kohë më parë festoi 90-vjetorin e lindjes, shuhet legjenda e Hollivudit

Aktori i njohur Sean Connery ka vdekur në moshën 90 vjeçare. Roli që e portretizon Connery-n është ai i James Bond-it në filmin Agjenti 007. Lajmin e ka bërë të ditur Bbc duke cituar burime pranë familjes.

Po të njëjtat burime njoftojnë se ylli skocez ndërroi jetë në gjumë në shtëpinë e tij në Bahamas dhe së fundmi kishte qenë i sëmurë për “disa kohë”, raporton BBC.

Jashtë rolit të James Bond, Sean është shfaqur në një larmi filmash. Ai është i njohur për interpretimin e Jimmy Malone në The Untouchables (1987), për të cilin fitoi një Oscar për Aktorin më të Mirë Mbështetës, Sean Connery ka fituar një cmim Oscar, tre Golden Globe dhe dy çmime BAFTA gjatë karrierës së tij.

Filmat e tjerë të Sir Sean përfshinin “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”. Aktori vetëm pak kohë më parë më 25 gusht festoi ditëlindjen e tij të 90.

Legjenda e Hollivudit ka lindur në Endiburgh, Skoci, në vitin 1930. Ai njihet për rolet e tij të shumta në kinematografi, jo vetëm si aktor por edhe si producent.

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular