BallinaKronikeFOTO/Greqi, kapen dy shqiptarë të arratisur nga burgjet, çfarë ju gjeti policia

FOTO/Greqi, kapen dy shqiptarë të arratisur nga burgjet, çfarë ju gjeti policia

Në Selanik, në zonën e Neapolit është kapur një shqiptar 36-vjec. Ai u kap nga policia teksa lëvizte me automjet. Në mjet ju gjet 1 pistoletë dhe në kroskot disa fishekë.

Ai i paraqiti policisë një dokument identifikimi fals por nga kontrolli rezultoi se bëhej fjalë për një shqiptar, i cili kishte marrë leje në shkurt 2017 nga burgu i Kasandrës dhe nuk ishte kthyer më, ndërkohë që vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasje, armëmbajtje etj.

Ndërkohë në aksin Patra-Pirgo, në vendin e quajtur Manoladha, është kapur një shqiptar, identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhen të ditura. Brenda në mjetin e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov me një krëhër me 30 fishekë dhe një palë dorashka.

Ai kishte marrë leje nga burgu në 24.04.2019 dhe nuk ishte kthyer, ku vuante dënim me 21 vjet e 8 muaj burg për grabitje, trafik droge, armëmbajtje dhe falsifikime. Ai dyshohet se po bëhej gati për një tjetër krim me armën që ju kap. Në vitin 2002 ai ishte dënuar për vrasje, dënim të cilin e kishte kryer.

foto galeri foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular