BallinaKronikeTenton t’i vjedhë çantën një gruaje dhe të largohet, autori sulmon fizikisht...

Tenton t’i vjedhë çantën një gruaje dhe të largohet, autori sulmon fizikisht edhe policët që do e kapnin. Dërgohet në psikiatri për…

Një shtetas i huaj ka sulmuar disa policë në rrugën ” Rexhep Luci ”, në Prishtinë, ku dy prej tyre kanë kërkuar edhe trajtim mjekësor.

I dyshuari e ka vjedhur një çantë dhe në tentivë për t’i ikur policisë i ka sulmuar fizikisht.

Policia ka arritur ta vërë nën kontroll dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik.

“Sot rreth ores 14:15 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë është raportuar një rast “vjedhje e çantes” nga një person i dyshuar. Njesia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta lokalizoj dhe identifikojë personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj.

Gjatë arrestimit të personit të dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve. Zyrtarët policorë kanë arritur që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, raportojne mediat kosovare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular