BallinaBotaBoris Johnson bën paralajmërimin e frikshëm: Vdekjet nga Covid mund të jenë...

Boris Johnson bën paralajmërimin e frikshëm: Vdekjet nga Covid mund të jenë dy herë më të larta se…

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka bërë një paralajmërim të frikshëm sa i përket situatës së pandemisë.

Ai është shprehur se vdekjet nga Covid-19, mund të jenë dy herë më të larta gjatë dimrit sesa ishin në valën e parë të pandemisë.

Në një deklaratë ai tha ‘s’ka asnjë alternativë tjetër’ dhe se izolimi për katër javë është e vetmja zgjidhje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Ekspertët tanë sugjerojnë që nëse nuk veprojmë tani, ne mund të shohim vdekje gjatë dimrit që janë dy herë më të larta krahasuar me valën e parë. Përballë këtyre shifrave të fundit, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme në një nivel kombëtar,” tha Johnsin.

Kujtojmë që deri më tani 46,717 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,034,914.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular