BallinaBotaFOTOT/Qendra e Vjenës ‘lahet në gjak’, pamje nga sulmi terrorist

FOTOT/Qendra e Vjenës ‘lahet në gjak’, pamje nga sulmi terrorist

Vjena është duke kaluar orë terrori pasi disa persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj qytetarëve.

Raportimet e para flasin për 7 viktima. Pamjet nga vendngjarja tregojnë rrugët e lara në gjak ndërkohë duket se sulmi në një nga rrugët e qendrës pranë një lokali ku ndodhet edhe një sinagogë pranë.

Në pamje duket një person i veshur me të bardhë që hap zjarr. Nuk ka informacion se sa kanë qenë personat që kanë marrë pjesë në sulm.

“Të shtëna në distriktin e e Brendshëm të Qytetit- ka persona të plagosur – qëndroni larg nga të gjitha vendet publike ose transporti publik,” tha policia në Twitter.

Në pamjet të tjera duken forcat e policisë duket u përballur me të shtënat. Ata kanë ekzekutuar më vonë një nga autorët e sulmit.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që sulmi të ketë lidhje me radikalët islamikë. /Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular