BallinaAktualitetNis protesta e studenteve para Ministrisë së Arsimit, ndërhyn Policia: Shpërndahuni, tubimet...

Nis protesta e studenteve para Ministrisë së Arsimit, ndërhyn Policia: Shpërndahuni, tubimet janë të paligjshme

Dhjetëra studentë janë grumbulluar paraditen e sotme para Ministrisë së Arsimit, dhe po protestojnë kundër zhvillimit të mësimit online.

Dje në rrjetet sociale studentët kanë lajmëruar se Sot do të protestonin para Ministrisë së Arsimit, në orën 10.00 dhe me pas ne 11 para kryeministrise. Ata kërkojnë në ditën e parë të rifillimit të Universitetit, që mësimi të zhvillohet në auditore.

Pranë tyre me megafon kanë shkuar disa efektivë të policisë të cilët i kanë lajmëruar se tubimet janë të paligjshme në këtë kohë pandemie, dhe iu kanë bërë thirrje të shpërndahen. Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online.

Kujtojmë se, në bazë të një propozimi të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për Covid-19, Universitetet do të mbyllen për një muaj dhe mësimi do jetë vetëm online.

Screenshot_2.jpg
Screenshot_3.jpg
Screenshot_5.jpg
Screenshot_7.jpg
Screenshot_8.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular