BallinaAktualitet“Virusi po përhapet shpejt”- Mbyllet plotësisht Selaniku, dalje me SMS dhe orar,...

“Virusi po përhapet shpejt”- Mbyllet plotësisht Selaniku, dalje me SMS dhe orar, hapur do qëndrojnë vetëm…

Mbyllet plotësisht Selaniku, për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit që ka mbushur spitalet me të sëmurë rëndë. Pothuajse 1,300 raste të reja u regjistruan vetëm gjatë fundjavës në qytetin grek dhe presioni mbi sistemin shëndetësor, veçanërisht në repartin e terapisë Intensive, çon qeverinë të zbatojë një plan emergjence dhe rrit mundësinë e një izolimi total.

Duke marrë leje me mesazh dhe vetëm për arsye shëndetësore, do të lejohet të dalin qytetarët në Selanik dhe Serres duke nisur nga nesër, pas orës nëntë në mbrëmje deri në 5 të mëngjesit. Ndërsa vetëm shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura. Dyqanet e shitjes me pakicë gjithashtu do të mbyllen. Masat do të jenë të vlefshme nga e marta, për 14 ditë.

Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, i cili vizitoi qytetin e Selanikut të hënën në mëngjes, duke folur para gazetarëve, tha se ai do t’i sugjeronte Kryeministrit që të merren masa të mëtejshme për Selanikun, në mënyrë që të zvogëlojnë përhapjen e virusit.

Sipas Protothema, masat e reja të rrepta, të cilat do të jenë në logjikën e izolimit si në mars, do të hyjnë në fuqi sonte.

Mësohet gjithashtu se do të imponohet një ndalim i qarkullimit nga ora 8 ose 9 pasdite, deri në mëngjes.

“Epidemia po përhapet me shpejtësi në Selanik,” tha Kikilias, duke theksuar se disa njerëz rrezikuan dhe vazhdojnë të rrezikojnë jetën e shumë njerëzve.

“Unë e kuptoj,” tha ministri i shëndetësisë, “stresin dhe lodhjen, por shëndeti publik është mbi të gjitha”.

“Qeveria u ra kambanave në kohë, por disa nuk i dëgjuan. Ne jemi të detyruar të kufizojmë përhapjen e virusit”, sqaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular