BallinaKronikeEMRI/Kush është 31-vjeçari nga Laçi që u plagos në ‘Don Bosko’, çfarë...

EMRI/Kush është 31-vjeçari nga Laçi që u plagos në ‘Don Bosko’, çfarë i tha policisë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, më konkretisht rreth orës 23.00. Mësohet se një 31-vjeçar nga Laçi i identifikuar si Leo Hera është paraqitur në spitalin e ‘Traumës’ pasi ka marrë plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit , dhe dyshimet janë që ai të jetë plagosur në zonën e ‘Don Boskos’.

Në njoftimin paraprak të Policisë së Tiranës thuhet se 31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar. Sipas 31-vjeçarit ai ka qenë duke ecur me këmbë në momentin që është plagosur.

Hera ka dëshmuar në Polici se ishte duke ecur në këmbë dhe e kanë qëlluar nga mbrapa.

Më tej ai thotë se nuk e ka parë personin që e ka qëlluar ndërkohë që vetë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje, ndërkohë që Policia thotë se po sekuestrohet çdo provë e mundshme që mund të çojë në identifikimin e autorit, i cili duket se ka lëvizur i pashqetësuar pas plagosjes që ka kryer.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular